Ajo prej kohësh ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për artisten e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifin, e cila ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj kënge.
Në një postim të ri të shpërndarë me fansat në Instagram, ajo zbulon se prurja e re e quajtur “Vëmendje” do të lansohet më 1 nëntor.
Ajo madje ka fshirë të gjitha postimet e tjera në Instagram, në rrjetin social ku numëron mbi 700 mijë njerëz.
“Vëmendje 01.11.2022”, ka thënë ajo.
Kjo mbase mund të jetë edhe kënga e re, me të cilën do të marrë pjesën në Festivalin e Këngës në RTSh.
Për këtë projekt zbulon se ka bashkëpunuar me producentin Fatjon Miftari, Shkumbin Nebihun, e një sërë studiosh të tjera.