Fifi dhe Adisi prej muajsh po jetojnë një histori të bukur dashurie. Dyshja që nga momenti që publikoi hapur raportin e tyre, nuk ndahen asnjë minutë. Edhe në angazhimet e shumta që këngëtarja ka, Adisi është pranë saj, duke i asistuar në gjithçka.
Por larg Instagramit, edhe kjo lidhje është si gjithë të tjerat, me ulje-ngritjet e veta. Ka qenë vetë këngëtarja kosovare që e ka zbuluar këtë fakt nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin, t’du”, shkruan Fifi. Marrëdhënia mes tyre duket serioze, duke dëshmuar për një dashuri të madhe, ndonëse se kanë pak muaj bashkë.
Grindjet dhe problemet për të cilat flet Fifi, duket se vetëm po e forcojnë këtë histori.