Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi u rikthye në formë të mirë pak kohë pas lindjes së fëmijës së parë.
Ajo solli disa projekte muzikore dhe disa të tillë këngëtarja ka paralajmëruar se janë drejt finalizimit.
Por, artistja nga Ferizaj së fundmi ka qenë e hapur me fansat e saj për të treguar përvojën gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së djalit.
Në disa postime në Instagram, Fifi tha se nuk ishte stabile emocionalisht gjatë kohës së shtatzënisë dhe asaj pas lindjes.
“Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes, kam pasur një periudhë goxha intensive dhe mendja ime pati nisur të shfrenohej, dhe kam filluar ta krahasoj veten me njerëz, thosha ‘po unë s’jam kjo, pse duhet të bëj kështu?’”, ka thënë Fifi.
“Kam pasur probleme mendore. Por, tash prej që jam qetësuar dhe jam me një pozicion tjetër, jam marrë me veten shumë emocionalisht dhe psiqikisht, kam lexuar shumë libra psikologjikë dhe kam dëgjuar shumë video për energji pozitive dhe s’i me ngreh energji pozitive. gjithcka fillon nga ti, duhet të merresh me veten, mos ta lësh veten pas dore, dhe të shijosh jetën, cdo gjë që ta sjell Zoti, si të mirë si të keqe”, u shpreh kënëgtarja tutje.
Ndryshe, kujtojmë që aktualisht ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me artisten nga Shqipëria, Ronela Hajati.