fifa pergezon ffk ne per punen ne statutin e ri 63d3e6897e34e

FIFA përgëzon FFK-në për punën në Statutin e ri 

January 27, 2023
1 minut lexim

FIFA ka përgëzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për përgatitjen e Statutit të ri.

E njëjta ka theksuar që së bashku me UEFA-n kanë punuar nga afër me FFK-në për përgatitjen e Statutit, duke konfirmuar që ky draft-Statut është hap i drejtë dhe i duhur në përmbushjen e objektivës së përbashkët të qeverisjes dhe administrimit të mirë.

“Në veçanti, do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi që të ju përgëzoj për punën e bërë në përditësimin e Statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Së bashku me kolegët tonë të UEFA-s, nga afër kemi përcjellë në vazhdimësi procesin, dhe kemi besim se Statuti i ri, i cili është prezantuar për aprovim në Kuvendin tuaj sot, është hap i drejtë dhe i duhur në drejtim të përmbushjes se objektives së përbashkët të qeverisjes dhe administrimit të mirë”, thuhet ndër të tjera në letrën e FIFA-s.

FIFA ka dhënë edhe një herë rikonfirmim të vazhdimit të bashkëpunim të frytshëm në mes të FIFA, UEFA dhe FFK në të ardhmen, duke asistuar në rritjen e standardeve të qeverisjes së mirë në futboll.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjermania synon zevendesimin e gazit rus me hidrogjen te gjelber 63d3e2c9bccaa
Story i mëparshëm

Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’

rusia me sulmet ne ukraine penguam transferimin e armeve te nato s ne front 63d3e6c9f1910
Story i radhës

Rusia: Me sulmet në Ukrainë, penguam transferimin e armëve të NATO-s në front

Të fundit nga

ShkoLartë