Rusia: Me sulmet në Ukrainë, penguam transferimin e armëve të NATO-s në front

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se në sulmet që kanë kryer dje me raketa me rreze të gjatë në Ukrainë, kanë goditur sistemet që sigurojnë energjinë për transportin dhe industrinë ushtarake dhe se në këtë mënyrë kanë penguar transferimin në front të armëve të dërguara nga vendet e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konashenkov tha se Forcat e Armatosura Ruse, me raketat me precizitet të lartë me rreze të gjatë dhe me mjetet ajrore pa pilot (dronë) të lëshuara dje nga ajri dhe nga deti, goditën sistemet që sigurojnë energjinë për transportin dhe industrinë ushtarake. “Sulmet arritën objektivat e tyre. U goditën të gjitha objektet e përcaktuara”, tha ai.

“Si rezultat i sulmeve në fjalë u ndërpre transportimi i armëve dhe municioneve në rajonet e konfliktit, përfshirë edhe armët e siguruara nga vendet e NATO-s”, theksoi Konashenkov i cili shtoi se kanë ndalur edhe punimet në komplekset që ushtria ukrainase përdor për riparimin dhe restaurimin e pajisjeve ushtarake.

Konashenkov tha se njësia ruse “Lindore” vazhdon sulmet e saj për të marrë nën kontroll rajone të reja të favorshme në drejtimin Yujno-Donetsk dhe Zaporizhzhia. Sipas tij, ndaj njësive ukrainase në vendbanimin Ugledar u kryen sulme dhe se u shkaktuan humbje.

Ai vuri në dukje se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një avion Su-25 të ushtrisë ukrainase në afërsi të vendbanimit Ugledar. “Deri më sot në Ukrainë janë rrëzuar 380 avionë, 204 helikopterë, 2.967 mjete ajrore pa pilot ndërsa janë shkatërruar 402 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 7.644 tanke dhe mjete të blinduara, 991 multi-raketahedhëse, 3.932 obusë dhe mortaja si dhe 8.191 mjete ushtarake të veçanta”, tha Konashenkov.





Story i mëparshëm

FIFA përgëzon FFK-në për punën në Statutin e ri 

Story i radhës

Bytyqi-Qyra: Liberalizimi i tregut të punës i domosdoshëm për të rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë

Të fundit nga