fifa e konfirmon do te kete gjyqtare femra ne kupen e botes 6286883a9ca28

FIFA e konfirmon, do të ketë gjyqtare femra në Kupën e Botës

May 19, 2022
1 minut lexim

Gjyqtaret femra do të gjykojnë për herë të parë në një Kupë Bote për meshkuj, dhe këtë gjë e ka konfirmuar FIFA, ku po ashtu edhe tre asistente femra do të iu bashkohen atyre.

Në luftën për barazi gjinore brenda futbollit, Stéphanie Frappart nga Franca, Salima Mukansanga e Ruandës dhe Yoshimi Yamashita nga Japonia janë përfshirë në listën e 36 gjyqtarëve që do të dalin në fushë në Katar përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Treshes do t’i bashkohen Neuza Back nga Brazili, Karen Díaz Medina e Meksikës dhe Kathryn Nesbitt nga Shtetet e Bashkuara, të cilët janë pjesë e listës me 69 anëtarë të gjyqtarëve ndihmës.

Sipas kreut të gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, përzgjedhja e zyrtarëve është bërë pa marrë parasysh gjininë.

“Kjo gjë përfundon një proces të gjatë që filloi disa vite më parë me vendosjen e gjyqtareve femra në garat e FIFA-s për të rinj dhe seniorë. Në këtë mënyrë theksojmë qartë se për ne ka rëndësi cilësia dhe jo gjinia. Shpresoj që në të ardhmen, përzgjedhja e zyrtarëve të ndeshjeve të femrave për garat e rëndësishme të meshkujve do të perceptohet si diçka normale dhe jo më e bujshme”, tha Collina.

FIFA ka zgjedhur 24 meshkuj për të punuar në teknologjinë e rishikimit të videove, ndërsa VAR-i për vendimet jashtë loje ende duke u konsideruar.

Nga dy gjyqtarë u zgjodhën prej Argjentinës, Brazilit, Anglisë dhe Francës, ku si përfaqësues të Anglisë do të jenë Michael Oliver dhe Anthony Taylor.

Janny Sikazwe i Zambisë, i cili shkaktoi polemika kur gjykoi një lojë dramatike të Kupës së Afrikës në janar, duke e ndalur ndeshjen para kohës së rregullt, po ashtu është përzgjedhur nga FIFA.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

johnson dhe zelensky diskutojne per mungesen globale te ushqimit 62867de77d4e7
Story i mëparshëm

Johnson dhe Zelensky diskutojnë për mungesën globale të ushqimit

dua lipa do te jete pjese e filmit te famshem 62868840afe7e
Story i radhës

Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të famshëm

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë