fier aksident mes kamionit dhe autoambulances vdes pacienti brenda saj 6507785beac98

Fier: Aksident mes kamionit dhe autoambulancës, vdes pacienti brenda saj

September 17, 2023
1 minut lexim

Një 77 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të autoambulancës që po e dërgonte në spital dhe kamioni.

Rasti ka ndodhur në rrugën Fier – Lushnje.

Siç raporton Abcnews.al shoferi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar lëndime të lehta.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pde e hapi seline qendrore ne shkup 6507767a3c151
Story i mëparshëm

PDE e hapi selinë qendrore në Shkup

rina balaj ve ne pah fizikun joshes permes imazheve te reja 65077a743d6df
Story i radhës

Rina Balaj vë në pah fizikun joshës përmes imazheve të reja

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë