​FFK: Ndaj Stivi Frashërit u bë një sulm qyqar dhe huligan

April 3, 2022
1 minut lexim

Federata e Futbollit të Kosovës e ka quajtur qyqar dhe huligan sulmin që u bë ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri gjatë ndeshjes derbi të javës së 27-të kundër Gjilanit.

Frashëri pësoi lëndime fizike pasi disa tifozë të Gjilanit zbritën në fushë dhe e sulmuan atë më grushte e shqelma dhe për pasojë ai përfundoi në spitalin e Gjilanit, raporton KosovaPress.

FFK ka bërë të ditur se në lidhje me rastin i mbetet tani Komisioneve të kësaj federate që të ndërmarrin veprimet e duhura.

“Derbi i javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndëprerë pak sekonda para përfundimit të kohës shtesë. Ndërprerja ka ardhur si pasojë e sulmit fizik që është bërë nga shikuesit e skuadrës vendase ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri. Sulmi ndodhi në momentin që Gjilani arriti të barazojë rezultatin me golin e portierit Enea Koliqi. Ky i fundit shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës. Goli i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që tifozët gjilanas të hyjnë në fushën e lojës për të festuar, e ku dy prej tyre e bënë një veprim qyqar dhe huligan, duke e sulmuar portierin mysafir. Si pasojë e dhunës së shfaqur ndaj tij, ai, me autoambulancë u dërgua për trajtim të mëtutjeshëm në spital. Si rrjedhojë ndeshja u ndërpre dhe tani i mbetet Komisioneve të FFK-së për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti”, thuhet në reagimin e FFK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse është e rrezikshme të pish një cigare pas ushqimit

Story i radhës

Masakra në Bucha, reagon ministrja Xhaçka: Mizori, bota të veprojë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë