FFK me njoftim të rëndësishëm për klubet e futbollit të vajzave

July 14, 2023
1 minut lexim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për klubet e futbollit të vajzave.

FFK ka njoftuar klubet e futbollit të vajzave për kriteret e regjistrimit të klubit dhe për përditësimin e të dhënave të klubeve ekzistuese që janë pjesë e Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17.

Klubet ekzistuese si dhe klubet e reja duhet të plotësojnë pyetësorin dhe kërkesën për regjistrimin e klubit, dhe t’i kenë të nënshkruara dhe të vulosura.

Kriteret ligjore janë vendimi i regjistrimit të klubit nga Drejtoria Komunale për Sport, statusi i klubit – (OJQ, SHPK, Privat dhe Numri Fiskal), statuti i klubit dhe procesverbali i Kuvendit zgjedhor.

Më tej janë të përfshira edhe kriteri për personel dhe administratë, kriteri për infrastrukturë dhe kriteri për regjistrim të lojtarëve.

Më poshtë i gjeni këto kritere.

Kriteri për personel dhe administratë

• Lista e kryesisë së klubit dhe kontaktet (këto të dhëna mund t’i plotësoni në Pyetësorin për Klube, të cilin mund ta shkarkoni në linkun e paraqitur në fund të këtij njoftimi).

• Lista e lojtareve e vulosur me vulë të klubit (emri, mbiemri, data e lindjes, kontakti si dhe çertifikata e lindjes)

• Licenca e trajnerit e përditësuar (kopje)

Kriteri për infrastrukturë

• Dokument i Stadiumit (stadiumi vetanak dhe alternativ ose kontrata për shfrytëzimin e stadiumit gjatë Kampionatit 2023/24)

Kriteri për regjistrim të lojtareve

• Regjistrimi i lojtareve në sistemin digjital në FIFA connect dhe TMS.

• Afati kalimtar apo regjistrimi duhet të bëhet deri me datë 01/09/2023 (regjistrimet e lojtareve amatore miratohen vetem nga Lidhjet Rajonale përkatëse.)

• Të drejtën e regjistrimit në Ligën U17 për sezonin futbollistik 2023/24 kanë lojtaret e lindura me 01/01/2007 e më e re.

Kampionati 2023/24 pë të gjitha ligat – Superligë, Liga e Parë dhe Liga U17 do të fillojë me datë 26-27.08.2023. Afati për regjistrimin e klubeve është deri më 04/08/2023.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi-Pajat: Mbështetje e fortë nga SHBA-ja për tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Loja e EA që do të zëvendësojë FIFA 23 quhet EA Sports FC 24 dhe mbërrin më 29 Shtator

Të fundit nga

ShkoLartë