Fetahu shkëlqen në Mitrovicë, vendos rekord të ri për pioniere dhe juniore të reja

min lexim

Atletja e talentuar shqiptare nga Shkupi, Jumna Fetahu (2008) gjatë fundjavës ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare në Mitrovicë të Republikës së Kosovës, ku ka shënuar rezultate të shkëlqyeshme

Jumna në hedhjen e gjyles zuri vendin e parë me rezultat 11.37 metra, duke vendosur rekord të ri të Maqedonisë për pioniere dhe juniore të reja.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i saj, Gjorgji Vuckov: “Atletët e mi Jumna Fetahu (2008) dhe Brajan Avia (2007), pioniere gjatë fundjaëvs ishin në Mitrovicë të Kosovës, ku shënuan rezultate të shkëlqyera. Jumna në hedhjen e gjyles zuri vendin e parë me rezultat 11.37 m dhe vendosi një rekord të ri të Maqedonisë për pioniere dhe të juniore të reja.

Brian Avia në hedhjen e gjyles shënoi rekord personal me rezultatin 13,93 m dhe për 39 cm e theu rekordin e Maqedonisë për pioniere, i cili ishte 14,32 m.

Ajo gjithashtu edhe në hedhjen e diskut vendosi një rekord me rezultat 52.19m dhe për 52cm arriti të thyejë rekordin për pioniere që ishte 52.72m.

Në fakt, në gjyle dhe në disk kishte rezultate më të mira se rekordet në Maqedoni, por për fat të keq në ato hedhje shkeli vijën. Besoj se së shpejti do tu thyer rekordet në disk dhe gjyle”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska: SASHK duhet të paguajë pagat e atyre që janë në grevë

Story i radhës

Rusia u bën thirrje trupave ukrainase në Mariupol që të “ulin armët”

Të fundit nga