Fetahu: Këto seminare shërbejnë si ndihmesë për klubet

February 26, 2022
min lexim

Në Prishtinë po mbahet Seminari për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve të FBK-së. Ky Seminar organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Seminari do të mbahet sot deri në ora 17:00, si dhe të dielën (nesër) nga ora 09:00-13:00.

Hapjen e Seminarit e ka bërë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu. “Jemi shumë të lumtur që po organizojmë këtë Seminar, që është shumë i rëndësishëm për klubet tona, sidomos për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre. FBK është e vendosur që të mbështesë klubet tona, duke i ndihmuar ato, ndërsa një Seminar tjetër do të organizohet në muajin Prill.

Këto Seminare shërbejnë si ndihmesë për klubet në organizimet që do t’i kenë, e që janë shumë të rëndësishme për ne. FBK ka organizuar me sukses gara vendore dhe ndërkombëtare, andaj është e rëndësishme që klubet të jenë të përgatitura për organizime të tilla. Ne kemi bërë përvojë dhe këtë duam ta bartim te klubet tona”, është shprehur Fetahu para të pranishmëve.

Ligjërues në Seminarin janë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.

Temat për të cilat ata/o ligjërojnë janë:

Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë.

Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes.

Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.

Kjo do të jetë hera e parë që FIBA e organizon një Seminar për Klube në bashkëpunim me një Federatë Nacionale, e në këtë rast me atë të Kosovës.

Krahas ligjëruesve në Seminar dhe në një vizitë pesë ditore në Kosovë do të qëndrojnë edhe Radmila Turner, Përgjegjëse për Federatat Nacionale në FIBA Europe dhe Florian Pasquet, Përgjegjës për Federatat Nacionale në FIBA Bota, të cilët do të jenë në rolin e monitoruesve në Seminarin për Klube dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime me krerët e FBK-së, dhe me stafin e zyrës ekzekutive të FBK-së për të diskutuar për punën që është bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mariçiq: Nëse nuk dakordohem rreth gjuhës me bullgarinë, atëherë s’ka marrëveshje

Story i radhës

Si t’i ndihmoni fëmijët të krijojnë vetëbesim?

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë