Werder Bremeni regjistroi humbjen e parë në këtë sezon të Bundesligës pikërisht ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, që “shijoi”suksesin e parë pas një humbjeje dhe dy barazimeve radhazi. 3-4 përfundoi sfida në “Weserstadion” të Bremenit, ku pati përmbysje dhe ripërmbysje të rezultatit.
Shënuan të parët miqtë me Mario Gotzen që në minutën e dytë, për Werderi reagoi me Jung dhe Bittencourt që realizuan në minutat 14’ dhe 17’.
Entuziazmi i vendësve u shua pasi kaloi gjysmë ore lojë, teksa për miqtë shënuan Kolo Muani dhe Lindstrom.
Sapo nisi pjesa e dytë Soë shënoi të katërtin për Eintrachtin e Frankfurtit, ndërsa reagimi i Werderit erdhi shumë vonë (minuta e dytë shtesë) me golin e Fullkrug nga pika e bardhë e penalltisë (3-4).