festa e flamurit ne tetove merr jehone ne rajon mediat i kushtojne vemendje te vecante 6b0b0848490e2

Festa e flamurit në Tetovë merr jehonë në rajon, mediat i kushtojnë vëmendje të veçantë

November 28, 2026
1 minut lexim

Organizimi madhështor i 28 Nëntorit në Tetovë ka marrë jehonë të gjerë në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe vëmendjen e Unionit të Bashkive, duke e shndërruar qytetin në një nga qendrat kryesore të kremtimit të Ditës së Flamurit.

Kremtimet e 28 Nëntorit në këtë qytet madje janë shoqëruar me aktivitete të shumta dhe atmosferë kuqezi, duke dëshmuar se kjo festë tejkalon kufijtë dhe bashkon shqiptarët përreth simboleve, gjuhës dhe identitetit të tyre kombëtar.

Për organizimin dhe atmosferën festive në Tetovë ka reaguar edhe kryetari i komunës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, i cili ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës, historisë dhe krenarisë kombëtare.

“Le të jehojë shqipja kudo ku ka shqiptarë! Sot feston historia, sot flet krenaria, sot valon flamuri ynë. Urime 28 Nëntori, shqiptarë!”, ka shkruar Kasami në një postim në Fejsbuk.

1 148 2 3 3

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rreth 1 500 nxenes marshuan ne tetove per diten e flamurit feste edhe ne gostivar 6b0b072a6d88a
Lajmi i mëparshëm

Rreth 1.500 nxënës marshuan në Tetovë për Ditën e Flamurit! Festë edhe në Gostivar

u kapen me 136 kg droge shkaktuan aksident duke ikur nga policia nga nje muaj paraburgim per tre persona 6b0b18efe49d1
Lajmi i radhës

​U kapën me 136 kg drogë, shkaktuan aksident duke ikur nga policia: Nga një muaj paraburgim për tre persona

Të fundit nga

ShkoLartë