Fero i “zhdukur” që 1 javë, policia nuk gjen gjurmë të tij

January 4, 2023
1 minut lexim

Reperi Feronit Shabani, i njohur me nofkën “Fero”, tash e një javë është në kërkim nga Policia e Kosovës. Në një lagje të Gjilanit, ai kishte shtënë me armë dhe pastaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani njoftoi se i dyshuari F.SH është ende në arrati.

“Ende nuk është arrestuar. Po vazhdon kërkimi i tij nga ana e Policisë” – tha Hashani.

Me datë 29 dhjetor të vitit që lam pas, Fero kishte shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit, kishte shtënë me armë dhe pastaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç u raportua, nga të shtënat nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh. (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njoftuan nga Policia.

Ndryshe, Fero dhe gruaja e tij, Arbenita Ismajli kanë qëndruar larg rrjeteve sociale këto ditë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Patty Murray e para presidente e përkohshme e Senatit amerikan

Story i radhës

Pronarët e rinj të Chelsea – “të çmendur”?

Të fundit nga

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Pas ndotjes së ajrit nga fishekzjarrët për Vitin e Ri, dhe nisjes së fushatës “Kryeqyteti pa makina” në Prishtinë, vëmendja është kthyer sërish në problemin e kamotshëm të Kosovës, e sidomos kryeqytetit:
ShkoLartë