Patty Murray e para presidente e përkohshme e Senatit amerikan

Senatorja e Uashingtonit Patty Murray është e para grua në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që betohet si presidente “pro tempore” e Senatit amerikan.

Në këtë proces, Murray menjëherë dhe përkohësisht bëhet personi i dytë në radhë për presidencën, shkruan ATSh.

Pozicioni i presidentit të Senatit është zakonisht i treti në radhën për presidencën, pas zëvendëspresidentit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Por, aktualisht nuk ka asnjë kryetar të Dhomës.

Për tri herë me radhë dje, republikanët, të cilët mbajnë shumicën e Dhomës, dështuan të zgjidhnin një kryetar.

Ata dështuan të mblidhnin një shumicë për udhëheqësin e tyre, Kevin McCarthy, nga Kalifornia.

Murray, 72 vjeçe, një demokrate e zgjedhur kohët e fundit për një mandat të gjashtë, do të kryesojë gjithashtu Komitetin e fuqishëm të Ndarjeve të Senatit në Kongresin e sapofilluar të 118-të, duke e vendosur atë në një pozicion kyç për të drejtuar miliarda dollarë shpenzime federale.

“Unë e ndjej peshën e përgjegjësisë”, tha Murray.

“Unë nuk mendoj se vendi ynë dëshiron të shohë kaos tani. Unë mendoj se ata me të vërtetë duan që ne të punojmë së bashku dhe të sigurohemi që ne po financojmë prioritetet dhe po kalojmë politikat që ndihmojnë vërtet njerëzit e zakonshëm të përditshëm”, theksoi ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentoi të fshihej, mometi kur Kobra dhe të tjerët sillen në gjykatë

Story i radhës

Fero i “zhdukur” që 1 javë, policia nuk gjen gjurmë të tij

Të fundit nga