Fermerët në Maliq po ankohen për mungesën e krahut të punës për vjeljen e mollëve, ndërsa tjetër shqetësim është edhe mungesa e tregut.
Ata thonë se krahas të gjithë vështirësive, shteti nuk ka bërë pothuajse asgjë për tu lehtësuar situatën në të cilën ndodhen.
Fermerët në Gollobordë të Maliqit kanë mbjellë qindra hektarë me mollë.
Tani që është sezoni i Vjeljes ata thonë se po hasin vështirësi të shumta.
Mungesa e punëtorëve është një ndër shqetësimet kryesore.
Të rinjtë kanë emigruar, ndaj s’ka kush të vjelë mollët.
Një tjetër problematikë është gjetja e tregut.
Të zhgënjyer edhe nga institucionet, kërkojnë lehtësira dhe skema mbështetëse.
Fermerët në vendin tonë në vazhdimësi janë ankuar vitet e fundit për mungesën e punëtorëve të cilët ose kanë emigruar ose shkojnë për të punuar në vendet fqinje.