Ferizaj ka vazhduar me rezultate të mira në ndeshjet miqësore të futbollit, që po i zhvillon në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut,
Pas fitores mes rezultat 4:0 ndaj Teteksit të Tetovës, sot e demoluan me 3:1 edhe Arsimin e Çegranit, anëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë.
“Golashënues Betim Haxhimusa (2) dhe Gentrit Ramusa (1).
Ka përfunduar me fitore edhe ndeshja e dytë kontrolluese gjatë qëndrimit tonë në Mavrovë, kundër skuadrës KF Arsimi nga Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut.
Kjo ndeshje u shfrytëzuar nga trajneri Munishi që të testoj të gjithë lojtarët që i ka në dispozicion, kësisoj duke krijuar një pasqyrë për skuadrën konkurruese e fituese që do të përdoret në garat kampionale.
Pas qëndrimit 10 ditor në Mavrovë, skuadra nesër merr rrugën për tu kthyer në Kosovë, meqë rast do të vazhdojë përgatitjet, ku do kemi edhe ndeshje tjera miqësore, para fillimit të garave.
Na presin shumë të reja ditëve në vazhdim, qëndroni me ne!
FC Ferizaj, një qytet, një dashuri, dy ngjyra”, njofton FC Ferizaj.