ferizaj mezi e mposhti prishtinen 68ea963496c61

Ferizaj mezi e mposhti Prishtinën

October 11, 2025
1 minut lexim

Ferizaj e fiton me një gol dallim derbin me Prishtinën

Ferizaj e Prishtina kanë zhvilluar ndeshje të fortë të shtunën në Shtime.

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll, ndërsa u fitua nga ferizajaset me vetëm një gol dallim, 33:32.

Ferizaj e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi epërsi 5:1.

Më pas mbajti epërsi deri në fund të pjesës së parë. 

Prishtina megjithatë nuk u dorëzua.

Barazoi në 19:19 në minutën e 37-të e 20:20 në minutën e 38-të. Barazime të tjera u regjistruan, 26:26, 27:27 e 28:28. 

Sevdanur Ozkan e Agnesa Hysa shënuan gola për epërsinë 30:28 të ferizajaseve. Në 30:29 rezultatin e ngushtoi Eduarta Kurteshi, kurse më pas shënuan Ozkan e Shkurte Mehmeti për 32:29.

Angelika Luberecka realizoi golin e radhës për Prishtinën, për 32:30. Lorena Matarova e Ferizajt realizoi për 33:30, ndërsa Burneta Rama e Luberecka shënuan për 33:32.

Në fund Prishtina kishte rast për ta barazuar rezultatin, por qëlloi shtyllën.

Ozkan shkëlqeu te Ferizaj me plot 17 gola.

Pesë i shënoi Shkurte Mehmeti e katër Agnesa Hysa.

Te Prishtina u dallua Burneta Rama me 11 gola. 10 i shtoi Celine Tolno Sia, pesë i kishte Eduarta Kurteshi e katër Angelika Luberecka. 

Ferizaj e shënoi fitoren e tretë dhe udhëheqë në tabelë me gjashtë pikë. Prishtina mbetet pa pikë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obsh duhanpirja ne shqiperi po ulet por rritet perdorimii i cigareve elektronike tek adoleshentet 68ea95d49fe38
Lajmi i mëparshëm

OBSH: Duhanpirja në Shqipëri po ulet, por rritet përdorimii i cigareve elektronike tek adoleshentët

zgjedhjet lokale neser ja ku dhe kur do te votoje osmani 68ea964190da7
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale nesër, ja ku dhe kur do të votojë Osmani

Të fundit nga

Normani ndez rrjetin nga Fixhi

Normani po shijon ditë relaksi në parajsën tropikale të Fixhit. Ajo nuk ka humbur rastin të ngacmojë fansat me një postim plot humor. Këngëtarja publikoi një fotografi nga Nanuku Resort dhe e
ShkoLartë