Ferizaj marshon drejt elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizajasit fituan sfidën kryesore, gjunjëzuan me rezultat 1:0 Vushtrrinë, në ndeshjen e javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Ndeshje mes dy skuadrave më të mira, i pari me të dytin, lideri ia doli të shënoi fitore dhe të shkëputet në krye të tabelës.
Futbollisti Enis Sefa vulosi fatin e kësaj sfide, duke shënuar nga penalltia.
Kryetrajneri Arbnor Morina është sikur në qiellin e shtatë sepse kjo fitore e dërgon edhe më afër rikthimit në elitë.
Ferizaj kryeson me 43 pikë, duke lënë pas Vushtrrinë me 39 sosh.
Morina është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, ndërsa kryetari i klubit, Lulzim Abazi, është krenarë me këta djem.