Klubi i futbollit Ferizaj nuk po e gjen rehatinë, nga 39 pikë të mundshme ka fituar vetëm 8 sosh dhe janë ngujuar në fund të renditjes së Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ferizajasit bëjnë llogarinë dhe “gjejnë edhe ku lanë pikët” në minutat e fundit.
“Statistikat tregojnë që minutat shtesë për ekipin tonë janë të tmerrshme. Kemi humbur hiç më pak se 6 pikë nga golat e pranuar pas minutës 90-të.
Kujtojmë:
SC Gjilani vs FC Ferizaj – gol i pranuar për 3:2, me që rast humbim 1 pikë
Trepça 89 vs FC Ferizaj – gol i pranuar për 1:1, me që rast humbim 2 pikë
FC Ferizaj vs SC Gjilani – gol i pranuar për 1:1, prapë humbim 2 pikë
Drita vs FC Ferizaj – pranojmë gol në minuta shtesë për 1:0, me që rast humbim 1 pikë
Pra 6 pikë të lëshuara nga duart! Por ne nuk do ta vajtojmë këtë realitet dhe nuk do ankohemi sepse kjo i përket të kaluarës.
Do të vazhdojmë duke shikuar përpara, na pret një kampionat me shumë ndeshje e pikë të mbetura.
Dorëzimi nuk ka qenë e s‘është pjesë e ADN-së tonë. Të bindur që do e kalojmë edhe këtë sfidë, e do ju rikthehemi ndeshjeve të mira e me pikë të fituara”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.