Ferdinand: Kane do të qëndrojë te Tottenham për një arsye

February 21, 2023
1 minut lexim

Shumë thashetheme në treg rreth qendërsulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Flitet edhe për një ofertë marramendëse nga Manchester United por, mesa duket, sulmuesi ende nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.

Siç raportohet nga Daily Mail, sulmuesi ka ende 18 muaj kontratë me klubin londinez dhe do të diskutonte për rinovim pavarësisht afrimeve të vazhdueshme nga klubet e tjera.

Në këtë kuptim, Rio Ferdinand, dha vizionin e tij se çfarë mendon sulmuesi.

Në fakt, për ish-mbrojtësin, Kane ka vetëm një synim: të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League. Për ta bërë këtë, ai do të donte të qëndronte te Tottenham.

“Unë besoj se objektivi i Kane është vetëm një: të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League. Prandaj mendoj se ai dëshiron të qëndrojë në Tottenham. Pse nuk e thotë hapur?

“Në këtë kuptim, unë mendoj se ai po e bën këtë për të pasur më shumë fuqi për të negociuar rinovimin. Nëse ai e pranon hapur, atëherë nuk do të ketë një avantazh gjatë negociatave”, tha Rio Ferdinand.

Kujtojmë se Harry Kane-it (200 gola deri tani) i mungojnë 61 gola për të kaluar Alan Shearer (260 gola) në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së kampionatit anglez.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Türkiye rritet në 42.310

Story i radhës

Në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

Të fundit nga

ShkoLartë