Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka kritikuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për qëndrimin që po mban ndaj Planit të BE-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qëndrimin e Krasniqit për marrëveshjen me Serbinë nuk mund ta kuptojë asnjë njeri mbi tokë.
“Ndoshta një Zot e kupton Memli Krasniqin, por asnjë njeri mbi rruzullin tokësor, dhe besoj as Lajçaku: Nuk e kundërshtojmë Asocacionin pa njohje, por e kundërshtojmë Asocacionin pa njohje – i paska thënë Lajçakut. Me fjalët e tij: Nuk e mbështesim propozimin e sotëm europian sepse “është marrëveshje e përkohshme jo me njohjen e ndërsjellë por me Asocacionin në qendër”.
Dhe po ashtu i paska thënë: “Ne nuk e kundërshtojmë Asocacionin, sepse nuk e kemi kundërshtuar as më herët”, pra kur në qendër e në skaje ishte vetëm Asocacioni, pa njohje as në qendër as në skaj, as de jure as de facto. Ec e merre vesh këtë lloj opozie!”, ka shkruaj Feraj.