Ekipi i Partizanit të femrave është finalisti i dytë i Kupës Pavarësia 2022 duke mundur në gjysmëfinale ekipin e Fer Volley me rezultatin 3 :0.
Një ndeshje mjaft e bukur dhe plot emocion deri në pikën e fundit nga të dyja ekipet mbylli mbrëmjen e parë të turnet “Kupa Pavarësia 2022”.
Partizani do të ndeshet në finale ditën e dielë në orën 16:00 me fituesin e gjysmëfinales së parë, ekipin e Skënderbeut.
Ju rikujtojmë që nesër luhen 2 gjysmëfinalet e meshkujve në orën 16:00 dhe në orën 18:00.