Fer Volley nga Ferizaj ka fituar ndeshjen si nikoqir i Skenderbeut nga Korça në Ferizaj me rezultat të ngushtë 3:2, në kuadër të ligës ‘Gjergj Kastrioti’
Ishte një përballje shumë e fortë nga të dy ekipet, sidomos në setin e tretë, por që eventualisht ferizajaset vendosën dominimin dhe fituan me plot meritë.
Në anën tjetër, Drita u mposht më herët si mysafir i Tiranës me rezultat 3-1, me gjilanaset që luftuan fuqishëm – sidomos në tre setet e fundit – por që nuk mjaftoi për të parandaluar disfatën.
Kryetrajneri Edon Ibrahimi është i gëzuar për fitoren, duke treguar edhe një herë se puna e tij është fryt edhe i këtij suksesit.