Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka lavdëruar sulmuesin portugez Joao Felix.
Felix, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Barcelonës, është duke treguar performancë të lartë në fillim të këtij sezoni.
Reprezentuesi i Portugalisë, shënoi dygolësh në fitoren e Barcelonës kundër Antëerp (5-0), ndeshje kjo e zhvilluar të martën që lamë prapa.
“Ai është i lumtur, ai ndihet shumë këtu. Ai bëri një ndeshje të mrekullueshme si i gjithë ekipi”, ka thënë Deco.
Sipas tij, Barcelona duhet të vazhdojë më këtë formë në mënyrë që të arrihet objektivi.
“Objektivi është të ecim përpara. Ne shënuam shumë gola dhe të gjithë ata që hynë në lojë ishin të mirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë si ekip, është e rëndësishme të fillojmë mirë, por duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”, ka theksuar ish-asi i Barcelonës.