Të gjithë e duan, përveç fqinjëve të tij. Roger Federer është një nga figurat sportive më të dashura në botë. Stili i tij, loja e tij, personaliteti dhe i disponueshmëria e bënë atë një model edhe jashtë fushës së tenisit.
Burimet e mëdha ekonomike e shtynë atë të projektonte një kompleks të vërtetë banesash në Rapperswil-Jona. Por kjo nuk u pëlqeu fqinjëve të tij.
Në fakt, projekti përfshin gjashtë ndërtesa dykatëshe, një parkim nëntokësor dhe objekte të ndryshme sportive, duke përfshirë një pishinë, një fushë tenisi të brendshme dhe të jashtme.
Ish-kampioni zviceran ka projektuar një kompleks të ri rezidencial mjaft mbresëlënës përgjatë liqenit të Zyrihut. Shtëpia e re e Federerit përbëhet nga gjashtë ndërtesa dhe mbulon një sipërfaqe prej 18,000 metrash katrorë.
Shtëpia e ëndrrave, në të cilën kampioni jeton me bashkëshorten Mirka dhe katër fëmijët e tyre, është riemërtuar nga fqinjët si “House Federer Town”.
Punimet kanë bllokuar kalimin përgjatë liqenit prej disa muajsh dhe për këtë arsye fqinjët e kampionit janë hedhur në sulm ndaj ish-tenistit zviceran.