“Federata Opozitare”, Shabani thumbon Mediun: Nuk gjeneron shpresë kur një ditë je në SPAK dhe ditën tjetër për bashkim

December 2, 2023
1 minut lexim

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një intervistë televizive u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e kupton shumë mirë se po i heq opozitës mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Lidhur me “Federatën opozitare” ai ironizoi Mediun duke thënë se nuk mund të ngjallë shpresë kur paraqitet në SPAK për Gërdecin dhe më pas të pretendojë të formojë federatë opozitare.

“Berisha e kupton shumë mirë se po i heq opozitës mbështetjen nga ndërkombëtarët. Tani ata nuk reagojnë se në krye është Berisha. Ai e di këtë gjë por nuk do të largohet, thotë e marr me vete dhe nuk e lëshoj.

Edhe në këtë rast, Mediu del e lexon deklaratën për Federatën opozitare, që këtu ka mbaruar si gjë. Nuk gjeneron shpresë kur të hënën je në SPAK e të martën në Federatë. Nuk mund ta zëvendësosh qeverinë që është në SPAK me një tjetër që është pranë në SPAK”, u shpreh Shabani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zekiri: Do të ankohem – zbatova propozimet e Qeverisë

Story i radhës

Reshje shiu e borë, parashikimi i motit për dy javët e para të dhjetorit

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë