Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Michael Wiederer, dhe sekretari i përgjithshëm i EHF-së, Martin Hausleitner, i kanë dërguar të mërkurën letër presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretarit gjeneral, Izet Gjinovci.
“Drejtuesit e EHF-së kanë falënderuar FHK-në dhe drejtuesit e saj për organizimin e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste.
Është vlerësuar përkushtimi i drejtuesve të FHK-së dhe stafit lokal për organizimin e shkëlqyer të Evropianit. Organizimi është vlerësuar shumë profesional ndërsa pritja për delegacionet shumë e mirë.
FHK-ja është falënderuar për ngjarjen shumë të suksesshme.
Kështu vlerësimet për FHK-në vazhdojnë, ndërsa së shpejti pritet edhe konfirmimi i ngjarjeve të tjera që do të organizohen nga federata jonë”, njofton FHK.