Federata e Notit e Kosovës “mburret me dështimet” në Kampionatin Evropian të notit, që po mbahet në Romë të Italisë.
Ata mburren me garuesit e tyre se kanë thyer rekordet e Kosovës.
A luftuan për rezultat sa më të mirë në garat evropiane apo për rekord të ri Kosovës në Romë?
Çfarë peshe ka rekordi i ri i Kosovës kur garon në Kampionat Evropian! E para, nuk ka kurrfarë peshe rekordi i ri i Kosovës kur nuk ke rezultat në ngjarje më të madhe, aty ku lartësohet shteti!
Për rekord të Kosovës, garoni në pishina e Kosovës, mos bëni mund deri në Romë!
Askush në Romë nuk pyet për rekord të Kosovës, për rezultat në garat evropiane.
Tash shtrohet pyetja, a më rëndësi është të luftosh për një rezultat në Kampionatin Evropian apo për rekord të ri të Kosovës që paskan arritur në Romë?
Kampionati Evropian është Kampionat Evropian, pak ka rëndësi rekordi i Kosovës sepse nuk ka qenë Kampionat i Kosovës e as Kupë e Kosovës!
Federata e Notit e Kosovës “mburret me dështimet” në Kampionatin Evropian
, njofton Federata e Notit e Kosovës!
Federata e Notit prapë është më e matur, kur merret parasysh që disa klube vijnë rrush me medalje nga garat e Gazibabës!