Federata Daneze e Futbollit merr një vendim të papritur

1 minut lexim

Federata Daneze e Futbollit merr një vendim të papritur.

Edhe pse është cilësuar si një nga vendet më liberale dhe si pasojë edhe një nga federata më të hapura, për herë të parë pas shumë vitesh, Danimarka do të udhëtojë pa bashkëshortet e lojtarëve në Kupën e Botës

Zëdhënësi Jakob Hoyer deklaron se vendimi nuk ka të bëjë me aspektin sportiv.

“Ne do të minimizojmë udhëtimet drejt Katarit për të mos çuar para në këtë vend”, thekson zëdhënësi, i cili konfirmon politikën e federartës dhe vetë Danimarkës për të kundërshtuar sjelljen e vendit nga Lindja e Mesme në lidhje me të drejtat e punëtorëve të cilët kanë marrë pjesë në ndërtimin e infrastrukturës së Kupës së Botës.

Trajtimi çnjerëzor i punonjësve dhe shkelja e çdo të drejte themelore ke bërë që Danimarka të minimizojë çdo shpenzim në Katar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Story i radhës

Fiorentina bind ndaj Hearts, Villarreal “shkatërron” Austrinë

Të fundit nga