Fiorentina bind ndaj Hearts, Villarreal “shkatërron” Austrinë

Mbyllet ndeshjet e treta të fazës së grupeve të Conference League. Në orën 21:00 u luajtën tetë takimet e mbetura të këtij kompeticioni.

AZ Alkmaar-Apollon u mbyll me rezultatin 3-2, golin e parë e realizuan vendasit, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 16’ me Odgaard. Vetëm 4 minuta më pas Apollon barazoi rezultatin, me Koosten që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 20’.

Ndërsa në pjesën e dytë AZ Alkmaar do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, me de Wit që realizoi golin e dytë për vendasit në minutën e 62’. Në minutën e 71’ Cabral i dhuroi barazimin ekipit të Apollon, por në fund Karlsson gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 85’.

Gent-Djurgarden mbaroi me rezultatin 0-1, sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 38’, kur Danielson u dhuroi avantazhin dhe fitoren miqve.

Hearts-Fiorentina u mbyll me rezultatin 0-3, golin e parë e realizuan italianët, me Mandragoran që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4’, me një goditje me kokë.

Ndërsa në minutën e 42’ një perlë e Kouame e thelloi avantazhin e Fiorentinës. Situata u vështirësua për Hearts, pasi ën minutën e 48’ Neilson mori karton të kuq dhe e la ekipin e tij në inferioritet numerik.

Ndërsa në minutën e 79’ Fiorentina gjeti golin e tretë me Jovic, i cili u asistua nga Kouame.

Villarreal-Austria Vienna u mbyll me rezultatin 5:0, spanjollët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 18’, pasi Baena shënoi falë një asisti nga Chukwueze.

Teksa në minutën e 43’ Danjuma gjeti rrugën drejt rrjetës dhe thelloi avantazhin e Villarreal. Hat-Trick i Morales do të shkatërronte në pjesën e dytë ekipin e Austria Vienna, me golat që i realizoi në minutën e 76’, 80’ dhe në minutën e 88’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Federata Daneze e Futbollit merr një vendim të papritur

Story i radhës

Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

Të fundit nga