FC Shkupi me tifoz në Çair përball Rabotniçkit!
Ndeshjet nga javës së 23-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në kuadër të raundit të tretë të sezonit aktual, do të nis me përballjen derbi në mes Fc Shkupit dhe Rabotniçkit, gjatë ditës së shtunë (12 mars) në orën 15.00.
Ajo që është edhe më e rëndësishme për nikoqirët është fakti se dënimi nga FFM, për ndeshjet pa spektator ka skaduar, kështu që pas dy muajsh skuadra e Shkupit do të ketë tribuna të plota në Çair.
Ndeshjet kundër Akademisë Pandev dhe Tikveshit, skuadra e FC Shkupit i zhvilloi pa prezencën e publikut.