FBK i bashkohet kampanjës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe

April 13, 2022
1 minut lexim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i është bashkuar kampanjës me letër të bardhë, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Aktivitetet të shumta janë organizuar me fëmijë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa FBK e ka përkrahur, duke dërguar trajnerët për këtë ngjarje.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës kanë marrë pjesë Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive e FBK-së dhe trajnerët Valentin Spaqi, Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Egzon Uka.

Kampanja me letër të bardhë ka nisur më 6 Prill, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Ngritja lartë e letrës së bardhë, simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klinika Infektive në Shkup do të jetë e mbyllur për dy javë

Story i radhës

Gjashtë detaje në meny që restorantet përdorin për t’ju bërë të shpenzoni më shumë – dhe si t’i shmangni ato

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë