Kriminelët kibernetikë po shfrytëzojnë çdo ditë më shumë problemet e sigurisë në kontratat inteligjente për të vjedhur kriptomonedha sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
Agjencia publikoi ditën e Hënë një udhëzues ku paralajmërojnë investitorët lidhur me rritjen e konsiderueshme të sulmeve ndaj platformave të financave të decentralizuara.
Gjatë periudhës Janar-Mars të këtij viti, hakerët vodhën 1.3 miliardë dollarë kriptomonedha dhe 97% e tyre erdhën nga platformat DeFi sipas FBI-së duke cituar Chainalysis.
Është një rritje me 72% krahasuar me 2020 dhe 2021. Agjencia ka parë kriminelët kibernetikë të përdorin disa metoda ku në një rast kishin aplikuar sulmin “flash loan” duke vjedhur 3 milionë dollarë.
Në një sulm tjetër kishin shfrytëzuar një problem sigurie në verifikimin e nënshkrimeve në një platformë që shërben si urë kriptomonedhash duke vjedhur 320 milionë dollarë.
FBI-ja rekomandon investitorët të marrin masa përpara se të rrezikojnë paratë e tyre në një platformë DeFi si kontrollimi i llojeve të kontratave inteligjente që përdorin. Gjithashtu rekomandon investimin vetëm në platforma të cilat kanë bërë audite të pavararura të kodit të tyre. /PCWorld Albanian