Mundësit e kombëtares së Kosovës janë gati për sfidat në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kosova përfaqësohet me këta mundës: Jon Ramadani, Egzon Xhoni, Adriatik Berisha dhe Bleonit Bytyqi.
Genc Fazlija, sekretar i përgjithshëm, tha se janë të përgatitur dhe po ashtu mikpritja është në mënyrën më të mirë nga ana e organizatorëve.
“Lojërat Olimpike për të rinj organizohen në Iowa dhe marrin pjese sportistë nga 17 sporte te ndryshme, diku 20.000 sportistë nga gjithë SHBA.
Ndërsa ne mundje do të marrin pjesë 1000 mundës dhe mundëse.
Sa i përket rezultatit, mundja në Amerikë është shumë e fortë po besoj në bazë të formës së sportistëve do të arrijmë të fitojmë medalje”, thotë Fazlija për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Fazlija thotë se ka premtime se nga Iowa do të vijnë në Kosovës gjatë vitit të ardhshëm.
“Kjo garë e ka vlerën e vet se miqësia me shtetin e Iowes po forcohet, ku janë duke na trajtuar shume mirë.
Na kanë premtuar që do të vijnë vitin e ardhshëm në Kosove për të bë një kamp të përbashkët dhe një turne. Do të na ndihmojnë me dyshek dhe rekuizita të mundjes”, ka përfunduar Fazlija.