Faton Hasani paralajmëron përforcime të mëdha: Do ta kthejmë titullin në Ferizaj

Punojnë pareshtur dhe janë në negociata me një numër të madh të hendbollistëve, që t’i sjellin në klubin me renome Kastriotin e Ferizajt (meshkujt),

Këtë e konfirmon edhe kryetari i KH Kastriotit, Faton Hasani, duke thënë se do të sjellin përforcime të fuqishme dhe do ta kthejnë titullin në tempullin e hendbollit, Ferizaj.

Ai tha se së bashku me kryesinë po punojnë me zell të shtuar, të gjithë punojnë për një dhe një për të gjithë, me synime të qarta: Për ta kthyer titullin në folenë e hendbollit.

 “KH Kastrioti pas prurjeve të fundit ku në klube u kthyen Festim Mustafa dhe Lulzim Shabani, ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë, njoftoi se ditët dhe javët në vijim klubit do t’i bashkohen edhe lojtarë tjerë ferizajas por edhe përforcime të fuqishme me lojtarë nga klube tjera të Kosovës dhe nga lojtarë nga shtetet tjetra.

Fillimisht i është dhënë përparësi hendbollistëve ferizajas.

Kryesinë e klubit tashmë e kane kontaktuar shumë lojtarë cilësorë por edhe trajner me renome ndërkombëtare nga klube të ndryshme të Kosovës po ashtu edhe nga jashtë vendi dhe ky interesim i madh i lojtarëve për Kastriotin vjen si rezultat i vendosmërisë se kryesisë së klubit që të përgatitet dhe të luftojë për titullin e kampionit. 

Ka unitet të plotë dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm brenda kryesisë dhe angazhim maksimal si asnjëherë më parë.

Kryesia është e bindur se po përgatitet që pas një periudhe të gjatë do ta kthej titullin e kampionit në Ferizaj.
Ditët dhe javët në vijim do të bëhen publike përforcimet e reja dhe do të nënshkruhen marrëveshjet për angazhimet e reja”
, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri Kovaçevski: BDI është faktor i rëndësishëm politik

Story i radhës

Shkupi konfirmon se ka refuzuar kërkesën për fluturimin e Lavrovit

Të fundit nga