Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së impianteve të reja kogjenerative të kompanisë Tessa Energy në Çair.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Fazliu shprehu kënaqësinë për këtë investim, duke theksuar rëndësinë e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
“Si çairas, më gëzon çdo investim që sjell zhvillim ekonomik, mundësi të reja dhe një mjedis më të pastër për qytetarët tanë”, deklaroi Fazliu.
Ai theksoi gjithashtu se investitorët që kontribuojnë në zhvillimin e Çairit do të kenë mbështetjen e tij.
“Mbështetje të plotë për investitorët që kontribuojnë në zhvillimin e komunës sonë. Urime Tessa Energy dhe suksese të mëtejshme!”, u shpreh Fazliu.
Hapja e impianteve të reja kogjenerative përfaqëson një tjetër investim në sektorin energjetik, me fokus në prodhimin më efikas të energjisë dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik në Çair.
Burimi: alfax.mk


