Faton Ahmeti shpall kandidaturën për kryetar dege të Tetovës

min lexim
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetsor, Faton Ameti, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar dege të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Lajmin për kandidaturën Ahmeti e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Të dashur bashkë-partiakë,

Të dashur anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë,
Të gjitha të arriturat për shqiptarët e Maqedonisë, janë si rezultat i kontributit të gjeneratave që i bashkërenduan aktivitetet si në vitin 2001, ashtu edhe në vitin 2002 me themelimin e subjektit tonë, subjekt ky i cili në 20 vitet e fundit u bë gardian i interesave shqiptare në shtetin tonë. Prandaj, me vullnetin më të madh për të kontribuar edhe më shumë në këto vlera, dua të Ju njoftoj për kandidimin tim për Kryetar të Degës së BDI-së në Tetovë.
Këtij rrugëtimi të ri, jam i gatshëm t’i nisem, duke besuar në vlerat e përbashkëta që i ndajmë, duke vlerësuar dhe respektuar kontributin e të gjithë anëtarëve dhe me mision për të hapëruar drejtë ndërtimit të së ardhmes së përbashkët dhe të sigurtë. Të ardhmen mund ta qëndisim bashkë, me punë, përkushtim, seriozitet dhe qasje korrekte ndaj njëri-tjetrit.
Në afatin e caktuar, deri tek Komisioni Zgjedhor i Partisë do ta dorëzoj edhe formalisht kandidaturën time, ndërsa para Jush të dashur bashkëpartiak, në kohën e caktuar për fushatë, do të prezantojë vizionin tim për funksionimin e degës së Tetovës.
Uroj të giithë së bashku të jemi shëndetplotë, dhe të na ndjekin sukseset në misionin tonë!
I juaji,
Faton Ahmeti

” shkruan Ameti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Story i radhës

Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?

Të fundit nga