Fatmir Limani ka mposhtur Arjanit Hoxhën për zgjedhjen si nënkryetar partie Lëvizjen Besa. Duket se Bilall Kasami më shumë preferon të sapo inkuadruarin në parti z. Limani sesa bashkëthemeluesin e partisë, Arjanit Hoxha.
Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj tëparëku u zgjodhënorganet e partisë duk e filluarnganënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise.
Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh
Faruk Avdiu.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej.
Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare.