Fatmir Limaj qysh s’po të vjen marre me akuzu Albinin, ti me shokët e tu e keni shkatërru Kosovën

min lexim

Nuk ka paftyrësi më të madhe se kur hajni flet për moral, krimineli për drejtësi e djalli për paqe. Fatkeqësisht në politikën tonë nuk kanë munguar të tillë njerëz në krye të shtetit, që prej 14 shkurtit të 2021 në pension politike, më kërkamat drejt qeverisë dhe ëndrrës për rikthim.

Njëri ndër politikanët më të përfolur për keqpërdorim të pushtetit padyshim është Fatmir Limaj. Ish zv.kryrministër, ministër infrastrukturës, Limaj mbetet ndër politikanët të etiketuar “e keqja e madhe”, nga e cila qytetarët humbën shpresën për jetës këtu, duke kërkuar forma dhe alternativa për ikje. Dhe ky njeri me paftyrësi akuzon dike tjetër, konkretisht kryeministrin Kurti për “rrënim të shtetit”.

Menjëherë sapo kryeministri bashkë me ministren e drejtësisë dorëzuan pakon e Vettingut, i frikësuar Limaj mbajti konferencë për media. Pa fije turpi Limaj ka vlerësuar se shteti po rrënohet për shkak të vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndër të tjera Limaj theksoi se “Shteti dita ditës po rrënohet e çmontohet nga ato që e kemi ndërtuar për 20 vite. Nëse e lejojmë këtë, shumë shpejt shteti e nënkupton individin dhe e dini ju çfarë nënkupton kur shteti si funksionon që kanë elemente diktatoriale”, thua se shteti qenka i ndërtuar nga Limaj dhe klani “Pronto” e se Albin Kurtit i paska ikur truri e po e rrënon shtetin.

As vet Limaj nuk e beson këtë që thotë, thellë në vetëdijën e tij e ndjen se është ai dhe shokët e tij fajtorë për katandisjën e shtetit.

Limaj me shokët e tij e kanë rrënuar vendi deri në buzë të humnerës, me të gjithë raportet ndërkombëtare që flisnin për rritje të varfërisë, korrupsionit she nepotizmit.

Qytetarët e dëshpërua brakstisën vendin, me ekonominë e shkatërruar, shëndetësinë në agoni, arsim analfabet, nuk kishin asnjë premisë optimizmi për qytetarët.

Albini shtetin e gjeti të shkatërruar, sepse soji i Fatmir Limajt ishte në pushtet. Një këshillë për Fatmir Limaj: para se të flasësh shihe vetën në pasqyrë, kujto kush je e çfarë le bërë dhe pse ke marrë vetëm 2% të votave.

Story i mëparshëm

Franca fiton pas vazhdimeve ndaj turqve

Story i radhës

Çaji i zi ndihmon në humbjen e peshës

Të fundit nga