Fatkeqësisht po bëhemi ashtu siç na deshën e na duan armiqtë tanë!

April 3, 2022
1 minut lexim

Fatkeqësisht, si komb me dy shtete : Shqipëri & Kosovë, dhe në trojet e veta etnike n’Gadishullin Ilirik, po afirmojmë e promovojmë fuqishëm dhe me pasion “vlerat e dhuruara” të pushtuesve tanë shekullor, “vlera” këto të cilat nuk na i ndaloj kurrë as Jugosllavia e Pashiqit dhe as ajo e Millosheviqit, përkundrazi, u kujdes që t’i kultivojmë papengueshëm dhe duke i sponsorizuar ato !

A thua pse ?

Sepse donin të ‘na mbanin të robëruar, të shtypur e të nënshtruar deri në poshtërim, pikë.

Përndryshe, do lejonin kultivimin e kulturës dhe traditës sonë t’begatë, do lejonin shkollimin, arsimimin dhe ngritjen e kulturës identitare nacionale.

Pse atëherë i gjithë ky zell e investim në ato që na i imponoj armiku shekullor në vend që t’bëjmë t’ kundërtën ?

Fatkeqësisht, kemi një “Elitë” akademike, politike dhe intelektuale të korruptueshme dhe t’korruptuar, e cila në vend të reagimit adekuat, ka zgjedhur konformizmin dhe servilizmin absurd, duke shtrirë qafën të keqes, në dëm të kombit dhe atdheut.

Kjo “Elitë” e jona, mendon ndryshe dhe thotë ndryshe, duke kontrabanduar idenë me synimin, dhe kjo shpërfaqje, s’është asgjë tjetër përveçse hipokrizi dhe krim ndaj kombit & atdheut.

Po humbim në identitet, duke u identifikuar me kulturën dhe traditën e pushtuesve të deri-djeshëm !

Po braktisim vlerat tona autentike-gjenetike: etnike & nacionale, vlera këto unike historike dhe tradicionale që në parahistori e deri të krijimi i kombit.

Me shpejtësinë e dritës dhe për arsye e motive histerike, po kultivojmë e promovojmë vlera të pushtuesve të trojeve tona dhe të robëruesve tanë, sikur të ishin vlera tona dhe sikur importuesit e tyre, alias ; pushtuesit tanë, të ishin shpëtimtarët tanë të vërtetë, edhe pse e kundërta është vërtetë absolute.

Pushtimi & Robëria !

Pushtimi dhe agresioni i armikut mbi një territor dhe kundër një populli, nuk është i puqitshëm dhe kompatibil si akt dhe as si ndjesi kolektive dhe nacionale, përkundrazi !

Robëria nuk fillon me aktin pushtimit, kur i pushtuari nuk e pranon nënshtrimin dhe fillon rezistencën, por robëria fillon tek atëherë, kur i robëruari fillon të ndjehet i lirë dhe komod me pushtetin e pushtuesit-robërinë.

Kështu vritet shansi dhe shpresa për luftimin e robërisë dhe heqjen e prangave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një i vrarë nga të shtënat me armë në autostradën Tiranë-Durrës

Story i radhës

Zakonet e këqija mund t’ju çojnë në depresion

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë