fask mbajti kuvendin e punes optimizem per vit edhe me te suksesshem se ai paraprak 622d7ec457064

FASK mbajti Kuvendin e Punës, optimizëm për vit edhe më të suksesshëm se ai paraprak

March 13, 2022
1 minut lexim

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) e ka mbajtur Kuvendin e Punës, në të cilin delegatët kanë diskutuar për punën që është bërë gjatë vitit të kaluar dhe sfidat që e presin këtë federatë gjatë këtij viti.

Kryetari, Ismet Rexhepi, është shprehur optimist se FASK do të ketë një vit edhe më të suksesshëm me gara edhe më cilësore dhe me pjesëmarrje më të madhe edhe në garat ndërkombëtare, ndërsa për të arritur këtë qëllim kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë.

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim statutit të ndryshuar të FASK-ut ishte pika për të cilën u diskutua më gjatë, e cila në fund u miratua njëzëri.

Diskutime pati edhe për pikat tjera të rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Strategjik të FASK-ut
Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor të punës së FASK-ut për vitin 2021
Shqyrtimi dhe miratimi i pasqyrave financiare për vitin 2021
Kalendari i garave për vitin 2022

Kampionati i Kosovës në automobilizëm pritet të fillojë më 17 prill, me garën në disiplinën e sllallomit, e cila do të mbahet në Ferizaj.
 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi ditor 13 mars 2022 622d7ec145eea
Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 13 mars 2022

live 18 dite nga fillimi i luftes vazhdojne shperthimet ne ukraine 622d8b33c0612
Story i radhës

LIVE: 18 ditë nga fillimi i luftës, vazhdojnë shpërthimet në Ukrainë

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë