Të flasim sot për shekullin 21, për të arriturat e njerëzimit dhe zhvillimin e standardit jetësor, kjo do të ishte cilësi dhe karakteristikë e vlerave përballë njeriut të aftë për të jetuar i lirë dhe për të vëzhguar e gjykuar në mënyrë të drejtë dhe të shëndoshë, me pastërtinë e karakterit dhe cilësinë fisnike të njeriut.
Ndërsa në të kundërtën, në veçanti ata që krijojnë pushtet absolut dhe autoritar, dhe që nuk përcaktohen nga përgjegjësia morale dhe nuk kontrollohen nga një respekt i thellë njerëzor, do të thotë, se një pushtet i tillë është pushtues i lirisë dhe demokracisë njerëzore, që mund të shkatërrojë qenien njerëzore në përgjithësi. Është e turpshme për një popull dhe është antinjerëzore, nëse flasim sot në shekullin 21, duke iu referuar një situate kritike dhe të rrezikshme që po e krijon Rusia fashizoide e Putinit, ndaj popullit të Ukrainës dhe shtetit të pavarur të saj, që do çojë në humbjen e shumë njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimin e gjitha të mirave materiale të këtij vendi.
Lufta të cilën po e dirigjon sot Putini, kundër popullit të Ukrainës, me të cilin nuk janë larg nga një lidhje gjaku dhe gjuhe, dhe ky mohim i çdo norme që qëndron mbi njeriun, ky trajtim kriminal dhe fashizoid ndaj një populli paqësor dhe liridashës, për kë do që ka ndjenja njerëzore nuk do i gjykonte njerëzit në këtë mënyrë, duke ua shkatërruar jetën, të ardhmen dhe qenien e tyre njerëzore.
Njeriu edhe pse i ka të gjitha të mirat e kësaj bote, prapë pretendon që ta fitojë botën mbarë, në këtë rast sikur Putini, nëse ky njeri i ka të gjitha, por do ti mungonte ajo më e rëndësishmja, mendja e shëndoshë, që ta shërojë mendjen e krisur apo të sëmur në shpirtin e vet, dhe mendon të na thotë diçka më të rëndësishme, duke nënkuptuar shkatërrimin e qenies njerëzore.
Janë fare të qarta kundërshtimet e gjithë botës demokratike ndaj veprimeve të Putinit dhe gjithë atyre që kanë ide të tilla të krisura, megjithatë ndeshemi me rrezikun e rrëshqitjes së një rreziku të pa parë ndonjëherë, dhe ç’kuptim ka jeta për njeriun e tillë, vetëm për të shuar apetitet e veta egoiste dhe pushtuese, do i humb të gjitha vlerat ekzistuese njerëzore, si edhe e kërcënon vetë qenien e kësaj bote.
Putini dhe agresori rus, përveç se planifikon të ripërtërijë perandorinë ruse, në plan të dytë ka që të vë në sprovë edhe aftësinë e SHBA-ve, dhe atë të NATO-s, njëherazi duke i provokuar edhe përpjekjet e BE-së, për një marrëveshje të paqes në Ukrainë dhe më gjerë. Në këtë rast kjo luftë pushtuese dhe egërsi primitive, po i nxjerr në skenë tmerret e bishave gjakpirëse të kësaj bote, siç është sot Rusia e Putinit, me okupimin e Ukrainës, si shtet i pavarur dhe sovran, duke e shqetësuar tërë botën civilizuese njerëzore dhe dje ishte Serbia e Millosheviqit, që shkaktoi bi 400 masakra dhe një gjenocid të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, për shkakun se, vetëm pse e dëshiruan vendin e tyre të lirë dhe të pavarur.
Fashizmi i Putinit, në shekullin 21, shkakton sot një krizë humanitare në Ukrainë, duke i vënë në gatishmëri edhe forcat bërthamore të saj, por edhe duke kërcënuar se nuk do ndalet vetëm në Ukrainë, por qëllimet e saj janë edhe më gjerë, të një lufte dhe më të rrezikshme që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këtë shprehje të forcës dhe dhunës nga Rusia, kundër shtetit demokratik dhe popullit të Ukrainës, po e dënon tërë bota demokratike, si SHBA-të, dhe aleatët e saj, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara, në Asamblenë e saj e projektuan një rezolutë, e cila e dënon agresionin e Putinit në
Ukrainë, me ç’rast edhe Serbia, e votoi një rezolutë të tillë, por në anën tjetër ajo nuk vendosi sanksione kundër Rusisë, që do të thotë se, Serbia në sytë e botës po mashtron dhe manipulon në një mënyrë, duke mos hequr dorë nga marrëdhëniet e saj të ngushta që ka me këtë vend.
Populli i Kosovës, solidarizohet me popullin e Ukrainës, i cili popull e ndjenë në shpirt dhe në trup dhembjen dhe krizën e këtij populli, sepse e përjetojë vetë luftën, dhunën dhe gjenocidin që shkaktojë fashizmi serb i Millosheviqit, në vitin 1999, në Kosovë.
Prandaj, një luftë e tillë të cilën e ka ideuar dhe projektuar Putini, pak ka dallim me atë të cilën e ka projektuar Millosheviqi, ndaj shqiptarëve, vetëm se kjo luftë udhëhiqet nga forcat luftarake dhe ushtarake të përgatitura dhe të armatosura me pajisje moderne ushtarake nga të dyja palët, ndërsa Kosova, është udhëhequr nga vetë vullneti i popullit të vet, duke e formuar UÇK, si forcë mbrojtëse nga gjiri dhe shpirti i popullit.
Dhe për dallim kjo luftë ka edhe një të veçantë, sepse Rusia e udhëhequr nga Vlladimir Putini, ka armatim të rëndë e modern por dhe koka bërthamore, për ta rrezikuar tërë botën, ndërsa Sllobodan Millosheviqi, nuk e kishte këtë kapacitet, përndryshe do të ishte njeriu më i përgatitur për ta rrafshuar Kosovën dhe tërë armiqtë e tij…
Mirëpo, çfarë mund ti ndodh Evropës, nëse rusët e krijojnë perandorinë e tyre, prandaj për t’ia ndalë hovin Rusisë së Putinit dhe aleatëve të tij, në veçanti Evropa, duhet të mbrojë interesat e veta, po ashtu edhe interesat e shteteve të vogla që i ka në gjirin e vet nga Baalkani perëndimor, që të mos depërtojë një iluzion i tillë ruso-serb, që të bëhet realitet, në rend të parë Kosova, të pranohet si anëtare e NATO-s, dhe pastaj Kosova, të futët nën ombrellën evropiane.