Transferimi nga Lazio te Mallorca po tregohet të ketë qenë një vendim mëse i duhur për qendërsulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.
Ylli dardan po shkëlqen te skuadra spanjolle në këtë edicion të La Ligas dhe madje ai ishte njeriu vendimtar në fitoren e madhe të Mallorcas ndaj Atletico Madridi, transmeton KosovaPress.
Edhe pse skuadra e tij është dule luftuar për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll, Vedat Muriqi shënoi golin e fitores ndaj Atletico Madridit për të siguruar tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekipin e tij.
Ai realizoi nga penalltia në minutën e 68’ të ndeshjes dhe tani Mallorca ka 29 pikë në vendin e shtatë.
Paraqitja e tij u vlerësua lartë nga mediat spanjolle, madje faqja zyrtare e La Ligas në “Facebook” e ka vendosur foton e Vedat Muriqit si fotot kryesore “cover” dhe po vazhdon të mbahet aty që nga dita e djeshme.
Kjo merr edhe me tepër rëndësi për faktin se Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.