Faqja zyrtare e “Eurovisionit” fshin nga ‘Instagrami’ foton e Ronela Hajatit duke prekur pjesën intime

May 1, 2022
1 minut lexim

Faqja zyrtare e “Eurovisionit” ka fshirë nga rrjetet sociale njërën nga fotot nga prova e performancës së këngëtares shqiptare Ronela Hajati.

Kjo ndodhi pasi zyrtarët e kompeticionit të këngës cilësuan foton e Ronelës dhe grupit të saj provokues.

Në foto shfaqet Ronela bashkë me katër balerinët, të cilët provokojnë me lëvizjet e tyre sipas faqes së “Eurovisionit”.

Ndërkohë, komentuesit kanë vënë në dyshim pse një postim me 25,000 pëlqime është fshirë, kur postimet e tjera kanë më pak pëlqime.

Kjo është cilësuar alarmante, duke pasur parasysh se “Unioni Evropian i Transmetuesve” mbron lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike, madje edhe brenda kufijve të një “show familjar”.

Kujtojmë që Ronela do të përformojë këngën “Sekret” në natën e parë të festivalit, më 10 maj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britania, “ushtarë kibernetikë” rusë po përforcojnë përmbajtjet pro Kremlinit

Story i radhës

Sigal Prishtina mund Prizrenin 16, barazohet seria çerekfinale e “Play-off”-it

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë