Fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë nga Federata e Basketbollit të Kosovës

1 minut lexim

Sot janë bërë katër vjet nga vdekja e ish-basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani, i cili kishte humbur jetën në një aksident trafiku.

Gazi përkujtohet si shembull se si luftohet për fanellën e skuadrës dhe të Përfaqësueses së Kosovës. Krahas një shpirti luftarak në parket Gazi ishte i dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Sinani mbetet shembull për të gjithë.

Ai ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kosova përveç që humbi një basketbollist të shkëlqyer, humbi edhe një djalë të jashtëzakonshëm.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

Story i radhës

Ky është qëllimi juaj i vërtetë në jetë bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Të fundit nga