Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu i Komunës Azem Sadiki i cili së fundmi la Partinë Demokratike Shqiptare dhe kaloi tek Aleanca për Shqiptarët.

Nga një kërkim në faqen “Open Finance”, dolëm me konkluzion se kompania e cila sipas burimeve të desk.al është në pronësi të mikut të afërt të Sadikit. Burimet tona thonë se personi me iniciale Q.I që më herët ka ushtruar poste në Studeniçan, është pronar (jo formal) i kompanisë “Eling Dooel” .

Kërkimet zbuluan se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Komuna e Studeniçanit i ka dhënë rreth 60 mijë euro kompanisë, Eling Dooel.

Sipas “Open Finance”, vetëm për muajin shkurt në dy raste Sadiki i ka lëshuar kompanisë dy herë mjete. Herën e parë i ka lëshuar 400.000 mijë denarë kurse herën e dytë i ka lëshuar 300.000 denarë.

Kurse në muajin mars Sadiki gjithashtu i ka lëshuar 800.000 mijë denarë. Prilli ka qenë muaji që kompania e mikut të Sadikut ka fituar më së shumti mjete nga Komuna.
Sipas informacioneve zyrtare vetëm në Prill, “Eling Dooel”, ka arritur ti marrë komunës 1.7 milion denarë.

Ka pauzuar në muajin e pestë për të përfituar më 3 qershor 600.000 denarë të tjera. Nëse I tubojmë të gjitha mjetet arrijmë në përfundim se për gjashtë muaj “Eling Dooel” ka arritur të marrë plot 60 mijë euro nga buxheti i Komunës.

Story i mëparshëm

Shitja e Haller te Dortmund mbush arkat e Ajaxit

Story i radhës

Fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë nga Federata e Basketbollit të Kosovës

Të fundit nga