Videoja e LVV-së qenka e saktë, këto të dhëna nuk mund t’i kontestojë askush…
– Sovrani votoi masivisht një elit të re një pushtet ndryshe, nga ai që e rrënoi dhe plaçkiti gjithçka në emër të luftës dhe të paqes.
– krerët e shtetit janë më të merituarit të qeverisin këtë vend që nga paslufta,
– ata që e kanë mizën n’vesh edhe reagojnë me mallkime, zhurma, shpifje e sharje, por karvani nuk ndalet dot..
– ata që e drejtojnë shtetin duhet të jenë si këta që i kemi tash, të cilët nuk akuzohen për vrasje, korrupsion, plaçkitje ordinere dhe hajni masive: patriotike😛, prapa të cilave fshihen duke brohoritur dhe duke u thirrur në partiotizëm të rremë.
– Albin Kurti po ndërton një sistem, i cili e lufton krimin dhe ndërton shtetin, shtet të cilin po e luftojnë e sabotojnë me të gjitha mjetet, mbetjet e ish-pushtetit dhe opozitarët.
– liderët e rinjë të Kosovës duhet t’i realizojnë aspiratat e sovranit, i cili ua ka dhënë votën ta çkapin shtetin nga kthetrat e ish-pushtetarëve, që për 20 vite e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, bashkarisht e herë me njëri-tjetrin.
Familja Imeri