familja e te arratisurit mefail shkodra ka nje ankese thote se dikush po ua sulmon vilen luksoze 6a883b33374fd

Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

August 21, 2026
1 minut lexim

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në qendër të qytetit, u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmron Hasanin, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxhën.

Si të dyshuar kryesorë për vrasjen janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët që nga dita e krimit vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Nga arratia ata po përcjellin me shqetësim situatën e një vile luksoze në pronësi të tyre. Sipas ankesës së bërë në redaksinë e Indeksonline, familja Bunjaku për të disatën herë po ua dëmton villën e tyre në Makresh të Novëbërdës.

Në akuzën e bërë nga familja Shkodra, thuhet se është hera e tretë që vila po sulmohet dhe dëmtohet qëllimisht.

Sipas familjes Shkodra, ekziston edhe një masë ndaluese gjyqësore që ua ndalon personave në fjalë afërsinë fizike te kjo pronë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercenoi drejtorin dhe hyri me force ne zyrat e tij arrestohet personi i dhunshem 6a8824aee3181
Lajmi i mëparshëm

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

u godit nga nje biciklete elektrike kryebashkiaku i komos hakmerret ndalon ciklizmin ne qender te qytetit 6a883bb43c52e
Lajmi i radhës

U godit nga një biçikletë elektrike, kryebashkiaku i Komos “hakmerret”, ndalon çiklizmin në qendër të qytetit

Të fundit nga

ShkoLartë