Familja e presidentit Biden bëhet edhe me mace

Familja Biden më në fund ka një mace.

Zyra e Zonjës së Parë, Jill Biden, ka njoftuar se familja e tyre ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë një mace dyvjeçare, të quajtur Willow.

Biden, e quajti macen sipas venlindjes së saj Willow Grove, Pennsylvania, tha zëdhënësi i Zonjës së Parë, Michael LaRosa.

Image

Macja Pennsylvania

Në dhjetor, familja Biden mirëpritën një qen të ri në familje të quajtur Commander, i cili në atë kohë ishte katër muajsh.

Qeni i tyre Champ ngordhi në vitin 2021, ndërkohë Majorpo jeton jashtë vendit me miqtë e familjes pas raportimit të incidenteve të kafshimit në Shtëpinë e Bardhë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Google Play Store shton një seksion të ri të aplikacioneve dhe lojërave në ofertë

Story i radhës

Të rriturit lozonjarë kanë më shumë partnerë romantikë

Të fundit nga